Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas terrorit policor ndaj protestuesve, duke dënuar edhe heshtjen e insticioneve të akuzës për krimet e rënda që sipas tij kanë bërë policët dhe shefat për krimet e rënda sot në Tiranë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Tirana është shndërruar sot në një skenë të madhe krimi, ku banditë me uniformë kanë dhunuar brutalisht dhjetra qytetarë, me plumba gome, me shkopinj, me gaz e lëndë helmuese duke i lënë të plagosur dhe pa ndjenja.
Teksa iu referua dhe të riut nga Elbasani që humbi njërin sy për shkak të plumit të gomës nga Policia, ligjvënësi demokrat thekson se Prokurori i Tiranës, Arenc Çela dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do të duhej që së paku të kishin nisur punën e të bënin detyrën.
‘Heshtja e tij, mosveprimi i tij, është gjithashtu kriminal’, thekson Këlliçi, duke shtuar se prokurori i Tiranës, duke mos bërë detyrën, po bëhet bashkëpunëtor në këtë masakër ndaj të rinjve, studentëve, nxënësve, të miturve, prindërve dhe qytetarëve të Tiranës.
Reagimi:
Ku fshihet Prokurori i Tiranës dhe Prokurori i Përgjithshëm, pse nuk arrestojnë policët dhe shefat për krimet e rënda sot në Tiranë?!
Tirana është shndërruar sot në një skenë të madhe krimi, ku banditë me uniformë kanë dhunuar brutalisht dhjetra qytetarë, me plumba gome, me shkopinj, me gaz e lëndë helmuese duke i lënë të plagosur dhe pa ndjenja.
Sipas burimeve i riu që u godit në sy me plumb gome rrezikon shikimin, ndërsa urgjenca është plot me qytetarë me plagë në trup dhe në kokë.
Para kësaj skene të madhe krimi, Prokurori i Tiranës, Arenc Çela dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do të duhej të kishin nisur punën, të bënin detyrën!
Në territorin që mbulon Arenc Çela, policë dhe shefa, të njohur, të identifikuar, kanë kryer krime të rënda.
Prokurori i Tiranës do të duhej të kishte firmosur disa urdhër arreste deri tani.
Heshtja e tij, mosveprimi i tij, është gjithashtu kriminal.
Duke mos bërë detyrën, Prokurori i Tiranës, Arenc Çela po bëhet bashkëpunëtor në këtë masakër ndaj të rinjve, studentëve, nxënësve, të miturve, prindërve dhe qytetarëve të Tiranës.
Boll është boll. Mjaft më!!!
© SYRI.net