Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane “Bloomberg”, e cila raporton për intensifikimin e thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë.

Sipas Bloomberg, protestat e udhëhequra nga studentët po zhvillohen prej rreth dy javësh në kryeqytetin shqiptar dhe janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz.

Media amerikane raporton se në protestën e sotme morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike.

Në raportimin e saj, Bloomberg përshkruan edhe përplasjet në bulevardin kryesor të Tiranës, ku protestuesit hodhën gurë dhe sende në drejtim të policisë, ndërsa disa kosha mbeturinash u përfshinë nga flakët. Sipas medias, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, ndërsa tensionet u shtrinë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

LEXO EDHE: U godit me plumb gome në sy gjatë protestës 28-vjeçari, Erjon Vishkulli humbet shikimin në syrin e majtë!

Bloomberg ndalet gjithashtu te deklaratat e kryeministrit Edi Rama para protestave, ku ai tha se qeveria po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike.

Media amerikane vëren se këto shqetësime ngjajnë me ato që kanë nxitur lëvizje proteste edhe në Francë.

Pasqyrimi nga Bloomberg e vendos protestën e 24 tetorit në vëmendjen e mediave ndërkombëtare, në një kohë kur në Tiranë vijojnë tubimet dhe shtohen kërkesat politike ndaj qeverisë.

LEXO EDHE: Mariana Koçeku reagon për dhunën ndaj protestuesve: Çdo goditje e bën edhe më të qartë pse njerëzit qëndrojnë në shesh!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.