Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Berisha po sillet si patericë e kryeministrit


Ervin Salianji në një intervistë për News24 e cilësoi të gabuar mënyrën se si u njoftua protesta nga PD-ja, duke theksuar se tubimi i të rinjve ishte paralajmëruar për në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Ai hodhi akuza ndsaj Berishës se, sipas tij, po i shërben politikisht kryeministrit Edi Rama.

 

 

Salianji komentoi edhe pjesëmarrjen në protestën e organizuar nga Berisha, duke pretenduar se numri i qytetarëve të pranishëm ishte i ulët.

“Sot e kam ndjekur me shqetësim gomarllëkun që kanë bërë kur lajmëruan protestë, ndërkohë protesta ishte lajmëruar në orën 14:00 te Ministria Arsimit. Sjellja e Berishës është si patericë, kamalec i Edi Ramës…Këtu kemi një regjim Rama-Berisha, bashkëqeverisje. Ishte dhe dëmtuese, e patë se sa pak njerëz kishte sot te Berisha. PD dhe çdo funksionar duhet të jetë mbështetje dhe jo të kërkojë protagonizëm shtesë. Në vend që të bëjë një propozim konkret dhe cojë në Parlament të bëjë propozim konkret për hapjen e listave zgjedhore. Sali Berisha e dëmton protestën e studentëve”, tha ai.