Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku përmes një deklarate thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe ka bërë të ditur se mes personave të arrestuar ndodhet edhe një fotoreporter amerikan, Michael Moates.
“Mos u kurseni! Dhunojnë dhe arrestojnë këdo! Bashkë me kolegun Besart Xhaferri në komisariatin 2, ku ndër të tjerët është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan Michael Moates, vetëm se bën “krimin” që rregjistron barbaritë e policisë!”, tha Zhupa.