Kalaja thirrje drejtuesve të Prokurorisë: Veproni, kjo dhunë ç'njerëzore nuk tolerohet e nuk do harrohet

Kalaja thirrje drejtuesve të Prokurorisë: Veproni, kjo dhunë ç'njerëzore nuk tolerohet e nuk do harrohet

22:43, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

- Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër lidhur me dhunën e përdorur gjatë protestës në Tiranë, duke u bërë thirrje drejtuesve të Prokurorisë që të ndërhyjnë menjëherë dhe të marrin masat që parashikon ligji. Në një postim në rrjetet e saj sociale, Kalaja iu drejtua drejtuesve të Prokurorisë, duke u kërkuar që prokurorët të dalin në terren dhe të veprojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ajo paralajmëroi se mosveprimi i institucioneve mund të sjellë pasoja të rënda ligjore, duke theksuar se organet e drejtësisë duhet të veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, e jo sipas urdhrave politikë. Kalaja deklaroi gjithashtu se nëse nuk ka reagim institucional, nga e hëna do të nisë procedurat për kallëzime penale ndaj përgjegjësve. 

Postimi i Adriana Kalasë

Një thirrje dhimbjeje.....

Z. Klodian Braho dhe Z. Arens Çela, ju bëj thirrje si nënë, qytetare dhe avokate që, prej vitesh mbroj falas në gjykatë protestues.
Nëse sot nuk veproni bazuar në Kushtetutë, ligj dhe kompetecat tuaja, nesër përceç se do jeni fytyrat më të urryera të shqiptarëve, do konsideroheni bashkëpuntorë në krim e do përballeni para ligjit.
Nxirrni në terren prokurorët dhe merni masat që ju ngarkon ligji e parandaloni një tragjedi.
SONTE.

NESËR kur "flaka" t'ju vijë te dera, do jetë shumë vonë.
Na tregoni se aty nuk jeni për të zbatuar urdhërat politikë por për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin. Unë kam vendosur të kontriboj për vendin tim, e nga e hëna, nëse nuk reagoni, do jeni subjekt i kallëzimeve penale.
Kjo masakër dhe kjo dhunë ç'njerëzore, nuk tolerohet e nuk do harrohet.
Madje do ndëshkohet në mos sot, NESËR.
Do t'jua provoj shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco