Ndryshon ora, ja çfarë duhet të dini për kalimin në orën dimërore
Të dielën, më 25 tetor 2026, Shqipëria kalon nga ora verore në orën dimërore. Akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa, duke shënuar ndryshimin e orarit.
Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, kur ora do të kthehet në 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të përfitojnë një orë më shumë gjumë gjatë natës.
Me kalimin në orën dimërore, mëngjeset do të zbardhin më herët, ndërsa errësira do të bjerë më shpejt pasditeve.
Telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe pajisjet e tjera të lidhura me internetin pritet ta ndryshojnë orën automatikisht.
Ndërkohë, orët mekanike dhe pajisjet pa përditësim automatik duhet të rregullohen manualisht.
Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm. Më saktësisht, akrepat do të lëvizin përsëri 60 minuta para më 30 mars 2027, duke u rikthyer në orën verore.
Ndryshimi i ardhshëm do të bëhet përsëri gjatë natës, ku ora 02:00 e mëngjesit do të bëhet 03:00.
Edhe pse Parlamenti Europian votoi pro heqjes së ndryshimit të orës që në mars të vitit 2019, nisma ka mbetur tërësisht e bllokuar në Këshillin e Bashkimit Europian. Arsyeja kryesore është mosmarrëveshja mes shteteve anëtare se cilën kohë duhet të mbajnë përgjithmonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



