U qëllua nga policia në sy gjatë protestës/ I riu pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet operacioni

U qëllua nga policia në sy gjatë protestës/ I riu pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet operacioni

08:22, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të ditës së djeshme.

Sipas burimeve, citura nga BË, për shkak të komplikacioneve të shfaqura, ndërhyrja është ndërprerë dhe është vendosur që operacioni të kryhet gjatë ditës së sotme, 25 tetor.

Mësohet se plumbi i gomës nuk është hequr ende nga syri i të riut, ndërsa pritet që mjekët të vijojnë ndërhyrjen për heqjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco