Vijon protesta dhe sot, të rinjtë mblidhen sërish në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit

25 Tetor 2026 | 08:11

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në Ministrinë e Arsimit, rreth orës 14:00, ku do të ketë dhe nisjen e saj, ndërkohë pritet për tu parë se si do të shpërndahet më pas tubimi.

Gjatë protestës së djeshme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, disa persona u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore, teksa rasti më i komplikuar dhe i rëndë sipas bluzave të bardha, ishte 28-vjeçari nga Elbasani Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy gjatë protestës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të diele. Përmes një videoje të publikuar në...
08:15 | 25/10/2026

Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, radhë të gjata votuesish në Beograd dhe në qendrat ku votojnë qytetarë nga Kosova

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë garojnë për 250 vende në Asamblenë Popullore, ndërsa nëntë prej listave...
08:08 | 25/10/2026

Berisha pas protestës: Kryeqyteti përjetoi një ditë dhe natë terrori, dhunë ndaj protestuesve paqësorë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të protestës në Tiranë, duke ngritur serish akuza mbi Policinë...
22:48 | 24/10/2026