Rrjedhje gazi në një apartament në Fier, zjarrfikësit ndërhyn në kohë
Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në Fier, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.
Ngjarja është regjistruar në apartamentin ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të rrjedhjes dhe rrezikut që paraqiste situata, banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për largimin e bombulës së gazit nga banesa. Për arsye sigurie, të moshuarit janë nxjerrë nga apartamenti, ndërsa ndërhyrja në kohë ka shmangur përkeqësimin e situatës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen pasoja në njerëz.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



