Erjon Vishkulli iu nënshtrua operacionit në sy, Trauma jep informacion për gjendjen e 28-vjeçarit

25 Tetor 2026 | 10:20

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit të 28-vjeçarit.

Vishkulli dyshohet se u dëmtua nga një plumb gome gjatë përplasjes me Policinë, ndërsa sot uniformat blu kanë bërë me dije se tashmë ka nisur hetimi mbi rastin.

Në bilancin paraprak të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë sot bëhet me dije se gjatë protestës së djeshme janë paraqitur në strukturat shëndetësore gjithsej 23 persona të lënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së...
10:11 | 25/10/2026

Protesta e djeshme në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar në total, 28-vjeçari dje u operua, sot konsultë e zgjeruar e tij

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Sipas njoftimit, në strukturat spitalore dhe poliklinikat...
09:56 | 25/10/2026

Policia: 5 policë të plagosur dje, nis hetimi për dëmtimin e 28-vjeçarit, pezullohet një efektiv i “Shqiponjave”

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe akte dhune, duke bërë me dije...
08:46 | 25/10/2026