Protesta e djeshme në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar në total, konsultë e zgjeruar sot për 28-vjeçarin e plagosur në sy

25 Tetor 2026 | 09:56

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Sipas njoftimit, në strukturat spitalore dhe poliklinikat janë paraqitur gjithsej 23 persona të lënduar, mes tyre protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe një deputet.

Ndërkohë, vëmendje e veçantë i është kushtuar 28-vjeçarit të lënduar në sy, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, dhe sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar.

Njoftimi i plotë:

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së djeshme, 25 tetor 2026, oa 09:15

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026 në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar:

*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar:

  • 12 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy.
  • 2 përfaqësues të medias.
  • 2 efektivë policie.

Për protestuesin e lënduar në sy: është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës. Sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

  • 1 deputet i Kuvendit
  • 1 protestues
  • 2 efektivë policie
  • 1 përfaqësues i medias

Të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambjentet e QSUT.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

  • 2 efektivë policie, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm dhe janë larguar.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erjon Vishkulli iu nënshtrua operacionit në sy, Trauma jep informacion për gjendjen e 28-vjeçarit

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente gjatë ditës...
10:20 | 25/10/2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së...
10:11 | 25/10/2026

Policia: 5 policë të plagosur dje, nis hetimi për dëmtimin e 28-vjeçarit, pezullohet një efektiv i “Shqiponjave”

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe akte dhune, duke bërë me dije...
08:46 | 25/10/2026