• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

by E B
25/10/2026 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar efektivët e Policisë së Shtetit, shërbimin zjarrfikës dhe personelin shëndetësor për angazhimin gjatë protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me akte dhune dhe përplasje me policinë.

Përmes një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Balla vlerësoi punën e forcave të rendit për garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbrojtjen e institucioneve publike dhe të pronës private, duke theksuar se Policia e Shtetit bëri gjithçka për të garantuar të drejtën e protestës paqësore.

Ai akuzoi organizatorët e protestës, të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, se kishin angazhuar qëllimisht persona me synimin për të shkaktuar dhunë dhe trazira.

Reagimi

Një falenderim për çdo pjesëtar të Policisë së Shtetit, për drejtuesit e saj dhe për çdo punonjës të shërbimit zjarrfikës, të cilët edhe sot bënë detyrën për sigurinë e qytetarëve, në mbrojtje të institucioneve publike, të pronave e sipërmarrjeve private. Policia e Shtetit bëri gjithçka për të garantuar të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore, por ata që kishin thirrur protestën paraprakisht dhe qëllimisht kishin angazhuar persona me një agjendë dhune, përplasjesh dhe trazirash.
Protestën e kishte thërritur Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe partia e tij, të cilët sipas ligjit të tubimeve duhet të mbajnë pergjegjësi për mbarëvajtjen e saj. Në mesditë u pa qartë se Partia Demokratike dështoi të organizonte një protestë kombëtare madje as lokale, me një pjesëmarrje shumë të ulët. Por skenari dukshëm synonte angazhimin e personave me precedentë penalë gjatë pasdites dhe në fillim të mbrëmjes kur filluan edhe sulmet me bomba molotovë, mjete piroteknike shpërthyese dhe gurë kunder policisë, institucioneve etj.
Organizatorët janë gjithashtu dukshëm përgjegjës për shndërrimin e selisë qëndrore të Partisë Demokratike ish-SHQUP në një depo benzine për mbushjen e bombave molotovë dhe prokurimin e mjeteve/pajisjeve të rënda piroteknike, të palejuara dhe të futura në Shqipëri kontrabandë. Sot protesta është zyrtarisht, sepse faktikisht ishte prej ditës, nën komandën e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, person nën akuza penale të rënda nga SPAK, i cili siç është raportuar ka vepruar në bashkëpunim me deputetët dhe drejtuesit lokalë të saj. Pra zyrtarisht sipas ligjit, janë ata përgjegjës penalisht. Dhe këta nuk janë subjekt i Prokurorisë “në kërkim” të Tiranës, por i Prokurorisë së Posaçme.
Një falënderim i veçantë edhe për mjekët, infermierët e Urgjencës Kombëtare dhe Qendrës së Traumës për përkujdesjen ndaj policëve të goditur në detyrë, pjesëtarëve të medias dhe protestuesve të lënduar.
Next Post
Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

October 25, 2026
“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

October 25, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Kursi i këmbimit valutor/ Ja me sa blihen dhe shiten sot euro, dollari dhe paundi britanik

October 25, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

October 25, 2026
Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In