Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka shpjeguar detaje ne dhuna e policisë ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Bled Marku ajo tha se është ushtruar dhunë e panevojshme edhe ndaj personave të neutralizuar.
Adriana Kalaja: Reprezalja policore nuk ka pushuar as në orët e vona të natës por as në orët e para të mëngjesit.
Bled Marku: Çdo të thotë reprezalja, zonja Kalaja. I kanë rrahur në komisariate, apo i kanë arritura edhe në shtëpi.
Adriana Kalaja: I kanë shkuar nëpër banesa duke i shoqëruar në komisariat, Që, e para njëherë nuk mund të quhet arrestim në flagrancë dhe e dyta nuk mund të bëjë këtë lloj reprezalja policia, pasi për dy prej tyre që me informuan familjarë të tyre, nuk kanë qenë fare ne protestë. Familjet thonë se djali ka qene ne proteste javën e kaluar dhe është ndalura nga policia njëherë. Dhe siç duket ata kanë gjithë listën e personave të arrestuar dhe sa herë që ndodh ndonjë incident apo problematikë gjatë protestave i sulen të rinjve nëpër familje për ti arrestuar. Sidomos ka një tendencë në listat që përdor, patronazhisti apo urdhëruesi i gjithë kësaj dhune kriminale, i biri i Kristaq Ramës që këta persona që sot janë të shoqëruar që me shumë edhe mund të ndalohen janë familjarë apo vete anëtarë të PD.
Kështu që ka një inicim direkt të dhunës edhe post protestës. Atë që thamë dje që ishte përtej skandalit. Pra që është ushtruar dhunë e panevojshme edhe për persona të neutralizuar. Është përdorur gaz lotsjellës me kimikate brenda edhe në rastin kur protestues po qëndroni paqësisht. Dhe fatkeqësisht kemi rastin e rëndë të Erjon Vishkullit...
Nëser për këtë rast por edhe për raste e dhunës ku policët kanë dhunuar një person të shtrirë pa ndjenja, unë do të depozitoj kallëzim penal, pasi jemi të vetëdijshëm që nëse ne nuk reagojmë fort, policia e inkriminuar nën urdhrat politikë, bashkë me urdhëruesin e tyre Edi Rama në ditët në vijim do të vazhdojë edhe më keq...
© SYRI.net
AGSH: 40 sulme nga policia e Ramës, janë kryer ndaj gazetarëve gjatë protestave të riniës
U qëllua nga mercenarët, policë të Ramës, 28 - vjeçari Erjon Vishkulli do niset për në Itali për mjekim
Vala e protestave në Evropë/ SPIEGEL: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit qeveritar dhe kërkohet largimi i Ramës