Rama konfirmon vendosjen e diktaturës policore: Masa skandaloze për të penguar tubimet dhe fjalën e lirë

11:28, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama konfirmoi vendosjen e diktatit policor në Shqipëri përmes një pakete masash, të cilat synojnë pengimin e tubimeve dhe fjalës së lirë.

Një nga masat e prezantuara është dëmshpërblimi i bizneseve të prekura nga dhuna. Përmes një akti normativ, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen në masën 100% të dëmit, ndërsa bizneset e mëdha në masën 70%.

Por Rama tha se kushdo do të ndëshkohet për këto dëme, mjafton që të jetë i pranishëm në një tubim.

"Sipas masave të prezantuara, kush qëndron në një turmë kur përreth po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona, mund të gjobitet deri në 500 mijë lekë të reja. Nga kjo masë përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë dhe kalimtarët. Për të miturit, përgjegjësia për pagesën e gjobave dhe mbulimin e dëmeve do t'u kalojë prindërve ose kujdestarëve," tha Rama.

Sipas tij, policia mund të kufizojë tubimet rreth institucioneve shtetërore.

“Ndryshimet i japin policisë kapacitete parandaluese për vendet publike dhe më të ndjeshme. Konkretisht, perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme. Kur ka rrezik real, policia mund të kufizojë tubimet edhe rreth institucioneve shtetërore,” tha Rama.

“Pjesëmarrja në një tubim pa leje do të gjobiten nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarje dhe fshehja e identitetit do gjobiten deri në 500 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Ndërsa bllokimi i qarkullimit do gjobiten deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrës,” tha Rama.

Përdoruesit e rrjeteve sociale mund të ngarkohen me akuza penale vetëm për postimet.

“Për personat që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale, fillimisht do të kërkohet fshirja e postimit dhe do të ofrohet mbështetje psikologjike nëse është e nevojshme. Në rast refuzimi, policia mund të nisë procedimin penal sipas veprave ekzistuese. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu trajtimin si vepër penale të fshehjes së identitetit gjatë tubimeve,” tha Rama.

Po ashtu, ai tha se do ketë penalizime edhe për mësuesit.

“Nëpërmjet kodit të etikës parashikohet që asnjë mësues nuk mund të çojë fëmijët në tubim. Mësuesit do pezullohen ose do largohen nga detyra kur nxisin, organizojnë ose koordinojnë pjesëmarrësit e fëmijëve në tubime,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco