Vidal: Do të kthehem te Juventusi… si trajner
“Më shumë sesa nga Spalletti, pres më tepër nga Juventusi. Të përfundoje në vendin e gjashtë sezonin e kaluar ishte një dështim, pavarësisht se kush ishte trajner. Një klub me një histori të tillë duhet të luftojë gjithmonë për të fituar titullin kampion.”
Arturo Vidal nuk i kursen fjalët në vlerësimin e tij për të tashmen dhe të kaluarën e afërt të bardhezinjve, një klub me të cilin mbetet thellësisht i lidhur dhe ku shpreson të kthehet një ditë, ndonëse jo si lojtar.
“Do të kthehem te Juventusi në të ardhmen, si trajner. Por për momentin, kam ende dëshirë të luaj; duke ndryshuar pozicion, e kam zgjatur karrierën time — ndihem rehat në mbrojtje dhe së fundmi u shpalla një nga mbrojtësit qendrorë më të mirë në Amerikën e Jugut,” shpjegoi kiliani për “La Gazzetta dello Sport”.
“Njerëzit kanë folur gjithmonë shumë për jetën time jashtë fushës, por në moshën 39-vjeçare, unë vazhdoj të luaj. Kam fituar 27 trofe dhe do të doja të arrij në 30 para se të tërhiqem,” shtoi ai, duke iu referuar përvojës së tij aktuale te Colo-Colo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



