Tubimet, Rama: Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve, gjobë për mosbindje ndaj policisë dhe pengim qarkullimi

25 Tetor 2026 | 11:42

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës të mbajtur sot mbi ndryshimet e reja ligjore për tubimet, ai shpjegon se masat parashikojnë perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme dhe mundësinë që policia të kufizojë tubimet deri në 72 orë pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të kultit.

“Për personat që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale, fillimisht do të kërkohet fshirja e postimit dhe do të ofrohet mbështetje psikologjike nëse është e nevojshme. Në rast refuzimi, policia mund të nisë procedimin penal sipas veprave ekzistuese. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu trajtimin si vepër penale të fshehjes së identitetit gjatë tubimeve, sipas modelit francez.

Për mosbindje ndaj policisë parashikohen gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa për fshehjen e identitetit pas urdhrit për shpërndarje gjoba shkon në 500 mijë lekë. Bllokimi i qarkullimit do të ndëshkohet me 5 mijë lekë gjobë për çdo pjesëmarrës”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon masat kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë kush qëndron në tubim, për të miturit mbi 14 vjeç paguajnë prindërit

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës së re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, shpjegoi gjashtë instrumentet që parashikohen në këtë paketë, duke u...
11:30 | 25/10/2026

Rama prezanton paketën kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar prezantimin e paketës së re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, një ditë pas protestës së së shtunës në Tiranë,...
11:19 | 25/10/2026

Ervin Demo reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, ligji është i barabartë për të gjithë, respekt për protestën paqësore

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe...
11:05 | 25/10/2026