Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane nuk cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve, duke theksuar se protesta dhe kundërshtimi ndaj qeverisë janë të drejta që duhet të garantohen.
Rama u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë qytetarët që kanë kundërshtime ndaj qeverisë, por nënvizoi se kërkesa për dorëheqjen e tij nuk mund të imponohet përmes dhunës. Ai theksoi se shteti ka detyrimin të mbrojë rendin, sigurinë dhe pronën publike e private.
“Të dashur miq, kjo paketë nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe. Nuk ka asnjë pikë apo nen që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë. Në frymën e saj ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: liria e secilit mbaron aty ku fillon liria e të tjerëve dhe të drejtat e gjithkujt ndalen aty ku cënohen të drejtat e të tjerëve.
Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, jo sot po dje, është në lirinë dhe të drejtën e tij ta mendojë, propagandojë apo kthejë në protestë këtë dëshirë. Këtu është detyra ime dhe e qeverisë që të garantojë se protesta e kujtdo që do një qeveri tjetër të zhvillohet pa asnjë trysni. Unë jam i gatshëm të dëgjoj këdo që do më parashtrojë kundërshtimin e tij ballë për ballë dme kërkesat që mendon se qeveria duhet të marrë parasysh.
Kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë apo me çdo formë tjetër. Përtej këtij kufiri unë kam detyrë të mbroj vendin dhe njerëzit nga çdo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë mbrapa ndërsa shteti ka për detyrë ti tregojë vendin çdokujt që ngre dorën kundër pronës publike e private që kërcënon rendin dhe sigurinë” tha Rama.
Tubimet, Rama: Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve, gjobë për mosbindje ndaj policisë dhe pengim qarkullimi
Rama shpjegon masat kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë kush qëndron në tubim, për të miturit mbi 14 vjeç paguajnë prindërit
Rama prezanton paketën kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari
- 11:42 Tubimet, Rama: Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve, gjobë për mosbindje ndaj policisë dhe pengim qarkullimi
- 11:30 Rama shpjegon masat kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë kush qëndron në tubim, për të miturit mbi 14 vjeç paguajnë prindërit
- 11:19 Rama prezanton paketën kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari
- 11:05 Ervin Demo reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, ligji është i barabartë për të gjithë, respekt për protestën paqësore
- 10:59 Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!
- 10:35 Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja e votuesve arrin në 12% deri në orën 09:00, më shumë se dyfishi i vitit 2023