Edi Rama u zotua sot se do të rikthejë disa nga masat e diktaturës komuniste me qëllim për të penguar tubimet dhe fjalën e lirë në vend.
Rama tha se do pengojë qytetarët të dalin jashtë vendit duke krijuar një regjistër elektronik për protestuesit.
Rama tha gjithashtu se gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, një grup protestuesish të veshur me bluza të bardha kishin ardhur nga Spanja si mercenarë.
“Me vendim të Këshillit të Ministrave krijohet Regjistri i Posaçëm Elektronik i personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike.
Regjistri administrohet nga Policia e Shtetit dhe përmban të dhënat e identifikimit të këtyre personave.
Mbi bazën e këtij regjistri, Policia Kufitare dhe e Migracionit do të ushtrojë për çdo dhunues të drejtën që i jep ligji nr. 39/2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror” për t’u refuzuar daljen nga vendi personave që synojnë t’i shmangen ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit ose ekzekutimit të dënimit me burg për këto vepra.
Vendimi parashikon edhe njoftimin e autoriteteve të huaja të vendeve ku udhëton personi, si dhe të strukturave akomoduese vendase dhe të huaja, për rrezikshmërinë që ai paraqet për sigurinë dhe rendin publik, përfshirë dhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren.
Të jetë i bindur çdo dhunues, qoftë me banim në Tiranë dhe qoftë si ata me bluza të bardha e me maska që kishin ardhur dje nga Spanja, si mercenarë të paguar për të ushtruar dhunë dhe që tregonin muskujt në rrugën e Ministrisë së Arsimit se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë, pa mbaruar njëherë punë me drejtësinë këtu në Tiranë”, tha Rama.
© SYRI.net