• Kontakt
Sunday, October 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ëndërron të bëhet Lukashenko”/ Këlliçi kundër paketës së re ligjore të Ramës: Po instalohet censura!

12:22 : 25/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj paketës së re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për dhunën gjatë protestave dhe ndryshime në legjislacionin penal.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi akuzoi Ramën se po përpiqet të kufizojë lirinë e tubimit dhe të shprehjes, duke e krahasuar me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Sipas deputetit demokrat, propozimet për gjoba të larta ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet në përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale synojnë të pengojnë kundërshtimin qytetar ndaj qeverisë.

Këlliçi pretendon se paketa ligjore cenon të drejtat themelore të njeriut dhe bie ndesh me vlerat europiane. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për përdorimin e dhunës ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave të ditëve të fundit.

Në përfundim, deputeti i PD-së deklaroi se, sipas tij, ashpërsimi i masave nuk do ta ndihmojë Ramën të ruajë pushtetin.

Lexo edhe:

Dhuna e policisë/ Këlliçi: Prokurori i Tiranës, Arenc Çela po bëhet bashkëpunëtor në krim

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Rama ëndërron të bëhet Lukashenko! Shton dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve.

Pasi ka shtuar dhunën ndaj qytetarëve, duke shkaktuar dëme e pasoja shëndetësore të rënda te shumë të rinj, studentë e protestues, Edi Rama tani ka një plan edhe më të errët. Ai kërkon të rrisë ndëshkimet me gjoba disamilionëshe për ata që ngrihen kundër tij dhe censurën për ata që shkruajnë apo bëjnë thirrje kundër tij.

Paketa me ndryshime në Kodin Penal që paraqiti sot synon mbylljen e protestave dhe kontrollin e rrjeteve sociale, ku të jetë ai që vendos çfarë lejohet të publikohet e çfarë jo.

Kjo skemë shuan edhe liritë e fundit që kanë mbetur në këtë vend dhe instalon zyrtarisht diktaturën.

Ndërhyrjet që kërkon të bëjë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e organizimit cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe bien ndesh me normat, parimet dhe vlerat e Europës ku synojmë të shkojmë.

Nëse mendon se do të mbajë karrigen duke shtuar dhunën dhe kontrollin, censurën dhe ndëshkimin, ai e ka gabim.

Kryeministri më i korruptuar në Europë i ka ditët e numëruara sepse është gjithë populli kundër tij. Edhe nëse shndërrohet në Lukashenko, nuk do ta mbajë dot pushtetin dhe nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë që e pret.”

Etiketa: Belind KëlliçiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhuna e policisë/ Këlliçi: Prokurori i Tiranës, Arenc Çela po bëhet bashkëpunëtor në krim

22:11 : 24/10/2026
AKTUALITET

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

18:55 : 24/10/2026
AKTUALITET

Këlliçi: “Nesti Balluku” po bën kallëzime anonime për Spiropalin, njësoj si ndaj Veliajt!

16:41 : 23/10/2026
AKTUALITET

U përjashtua 60 ditë nga Kuvendi, Këlliçi: ANTIFA s’ka lidhje me protestat, Rama kërkon dhunë

14:02 : 23/10/2026
AKTUALITET

Të shtunën studentët mblidhen për protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit

18:52 : 22/10/2026
AKTUALITET

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, dënojmë dhunën shtazarake ndaj të rinjve

10:28 : 22/10/2026

TË GJITHA

“Ëndërron të bëhet Lukashenko”/ Këlliçi kundër paketës së re ligjore të Ramës: Po instalohet censura!

12:22 : 25/10/2026

“Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë”, Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u qëllua me plumb gome në sy

12:07 : 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi/ 8 parti shqiptare garojnë me listë të përbashkët, Kurti dhe Shiroka-Pula thirrje për pjesëmarrje

11:53 : 25/10/2026

Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama gjen sërish fajin te “duart e huaja”: Do ta shuajmë edhe këtë flamë!

11:39 : 25/10/2026

Protestat/ Rama i dëshpëruar, shpik dënime ndaj studentëve: Gjoba edhe për ata që qëndrojnë në turmë

11:24 : 25/10/2026

Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues (shifrat)

11:02 : 25/10/2026

“Dhunë, kërcënim apo pengim raportimi”/ AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore

10:50 : 25/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com