‘U kthye në genin e babait të tij xhelat të komunizmit, por kjo revoltë do të fitojë’. Kështu i ka komentuar kërcënimet e Ramës lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha:
Berisha: Sot doli, jo si Edi Rama, por si Edvin Kristaq Xhelati.
Ka dy ditë që është rikthyer totalisht në genin e babait të tij xhelat.
Kjo gjeneratë nuk e di, po babai i tij xhelat ishte një burrë i gjatë në pamje xhentëlmen, por në shpirt kriminel dhe shpirtkazmë, që firmoste varjen në litar, ndonëse ishte skulptor, firmoste varjen në litar të poetëve për vargjet e tyre.
U kthye tek Koleka, ish-anëtari i Byrosë Politike terroristi i vërtetë, që edhe në '90-ën kërkonte t'u fuste tanket studentëve kundër pluralizmit.
Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s'do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra.
Riktheu ligjin agjitacion-propagandë.
Miq, diktatori i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia, para se të përmbysej shtatorja, bëri ligjin për mbrojtjen e personaliteteve. Dhe e kish hallin te mbrojtja e Enver Hoxhës. Ajo ishte vetëm një thirrje, një apel, një thirrje, një apel. Dhe ne e kryem misionin tonë, e përmbysëm.
Do përmbysim Edi Ramën.
Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend.
Je i marrë fund, je i pashpresë.
Jep dorëheqjen sa më parë të mos pësosh fatin e Çausheskut.
Se detyrimet, borxhet, krimet tua ndaj shqiptarëve janë monstruoze.
Kjo revoltë do të fitojë.
© SYRI.net
Berisha: ‘Shqiponjat’ dhe RENEA do shkrihen dhe do shkojnë aty ku e meritojnë për krimet që kanë kryer
Berisha publikon emrat e të plagosurve nga dhuna brutale policore: Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit
‘Shqipëria është e jona’/ Vishkulli rrëfen momentin e plagosjes: Isha 30 metra larg policëve, po rrija pa asnjë reagim