• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Der Spiegel” jehonë revoltës në Shqipëri: Rrugët mbushen kundër Ramës, policia përplaset me protestuesit

by Lajm Lajm
October 25, 2026
in Aktualitet, Kryesore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar hapësirë revoltës që vijon prej ditësh në Tiranë, duke raportuar për kërkesat e protestuesve dhe përplasjet e dhunshme me forcat e policisë.

Në një artikull kushtuar protestave në Europë, media gjermane shkruan se të rinjtë shqiptarë kanë dalë në rrugë kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, mungesës së vendeve të punës dhe standardeve të dobëta në arsim.

“Spiegel” thekson se një nga kërkesat kryesore të demonstruesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në pushtet që prej vitit 2013.

Media gjermane ndalet veçanërisht te protesta e së shtunës në Tiranë, duke raportuar se policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome kundër demonstruesve.

Artikulli përmend gjithashtu hedhjen e gurëve drejt efektivëve dhe zjarrin e vënë në hyrje të Ministrisë së Bujqësisë.

“Në Tiranë, policia përdori gjithashtu gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome kundër demonstruesve të shtunën. Protestuesit hodhën gurë drejt oficerëve dhe i vunë flakën hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë.

Protestat e udhëhequra nga studentët në Shqipëri drejtohen kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, mungesës së vendeve të punës dhe standardeve të dobëta arsimore. Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2013”, shkruan media gjermane.

Në vijim, “Spiegel” kujton se tensionet dhe përplasjet janë regjistruar edhe gjatë javëve të fundit, ndërsa i lidh zhvillimet aktuale me protestat kryesisht paqësore të verës.

Sipas artikullit, demonstratat e mëparshme ishin përqendruar edhe kundër projektit të diskutueshëm të investimit luksoz në ishullin e Sazanit, të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Pasqyrimi nga media gjermane e vendos revoltën studentore në Shqipëri në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Tags: Protestë
Previous Post

“Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë”, Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u qëllua me plumb gome në sy

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Der Spiegel” jehonë revoltës në Shqipëri: Rrugët mbushen kundër Ramës, policia përplaset me protestuesit

October 25, 2026
“Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë”, Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u qëllua me plumb gome në sy

“Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë”, Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u qëllua me plumb gome në sy

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi bllokojnë kufijtë, deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

Zgjedhjet në Serbi bllokojnë kufijtë, deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

October 25, 2026
Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama gjen sërish fajin te “duart e huaja”: Do ta shuajmë edhe këtë flamë!

Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama gjen sërish fajin te “duart e huaja”: Do ta shuajmë edhe këtë flamë!

October 25, 2026
Protestat/ Rama i dëshpëruar, shpik dënime ndaj studentëve: Gjoba edhe për ata që qëndrojnë në turmë

Protestat/ Rama i dëshpëruar, shpik dënime ndaj studentëve: Gjoba edhe për ata që qëndrojnë në turmë

October 25, 2026
Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues (shifrat)

Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues (shifrat)

October 25, 2026
“Dhunë, kërcënim apo pengim raportimi”/ AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore

“Dhunë, kërcënim apo pengim raportimi”/ AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore

October 25, 2026
LE FIGARO: Të dielën priten protesta të reja në Tiranë, përshkallëzohet revolta kundër korrupsionit

LE FIGARO: Të dielën priten protesta të reja në Tiranë, përshkallëzohet revolta kundër korrupsionit

October 25, 2026
23 të plagosur gjatë protestës në Tiranë, mes tyre edhe dy gazetarë

23 të plagosur gjatë protestës në Tiranë, mes tyre edhe dy gazetarë

October 25, 2026
“New York Times”: Studentët në revoltë kundër qeverisë Rama, kostoja e arsimit dhe dhuna policore ndezin protestat

“New York Times”: Studentët në revoltë kundër qeverisë Rama, kostoja e arsimit dhe dhuna policore ndezin protestat

October 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL