Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00
Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave.
Sipas të dhënave, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vojvodinë, me 38,08%, ndërsa në Beograd kanë votuar 35,23% e zgjedhësve. Në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore pjesëmarrja ka arritur në 32,56%, ndërsa në Serbinë Jugore dhe Lindore në 31,96%.
Në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ishte 21,33%.
Ndërkohë, partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës garojnë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17.
Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme është shoqëruar në zgjedhjet e mëparshme me rezultate më të mira dhe përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë. Në vitin 2020, partitë shqiptare të Luginës u bashkuan për herë të parë në një listë të vetme dhe siguruan tri ulëse në parlament.
Për 250 vendet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë garojnë gjithsej 2.418 kandidatë nga 18 lista zgjedhore. Pragu për hyrjen në parlament është 3%, ndërsa për listat e komuniteteve kombëtare zbatohet pragu natyror.
Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë
Rama për 28-vjeçarin e plagosur në protestë: Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit, u mora personalisht për kurimin e tij në Itali
Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata
- 13:14 Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë
- 13:05 Rama për 28-vjeçarin e plagosur në protestë: Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit, u mora personalisht për kurimin e tij në Itali
- 12:54 Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata
- 12:36 “28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali”, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Gjendja është më e stabilizuar
- 12:16 Paketa ligjore për protestat, Bardhi: Antikushtetuese, po tenton të pengojë protestat e studentëve
- 11:59 Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë