Zjarr në një banesë në Bajzë të Malësisë së Madhe, përfundon në spital 57-vjeçari! Detajet e para
Një zjarr në një banesë është regjistruar këtë të diele në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe. Policia bën me dije se një banesë është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e pronarit të saj.
Si pasojë e rënies së zjarrit, janë djegur orenditë shtëpiake të njërës prej dhomave të banesës. Gjithashtu mësohet se pronari i banesës, një 57-vjeçar ka pësuar asfiksi nga tymi i dendur i krijuar në ambientet e brendshme.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.
“Në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. L., 57 vjeç. Si pasojë, janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome dhe është asfiksuar pronari i banesës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht”, njofton policia.
Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00
Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë
Rama për 28-vjeçarin e plagosur në protestë: Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit, u mora personalisht për kurimin e tij në Itali
- 14:18 Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump
- 14:06 Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris
- 13:59 La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë
- 13:43 Çfarë presin serbët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?
- 13:31 Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00
- 13:14 Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë