Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren

25 Tetor 2026 | 14:40

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit dhe efektivëve të policisë, të cilët po monitorojnë situatën nga afër për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurinë.

Edhe pse situata deri më tani paraqitet e qetë, autoritetet kanë marrë masat paraprake. Në terren janë vendosur gjithashtu autobote të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të gatshme për çdo skenar të mundshëm në rast tensionimi të situatës. Protestuesit gjithashtu po bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen me ta.

“Bashkohuni me ne”, thërrasin ata një zëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një banesë në Bajzë të Malësisë së Madhe, përfundon në spital 57-vjeçari! Detajet e para

Një zjarr në një banesë është regjistruar këtë të diele në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe. Policia bën me dije se një banesë është...
14:23 | 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00

Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan...
13:31 | 25/10/2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në disa zona të Vlorës, ku prurjet e ujit kanë nxjerrë dhera dhe baltë në akset rrugore....
13:14 | 25/10/2026