28-vjeçari i dëmtuar në sy niset drejt Italisë, gazetarja Cami jep detaje: Do të operohet në Romë
Gazetarja e Euronews Albania, Brunilda Cami ka zbuluar detaje të reja lidhur me trajtimin mjekësor që po merr 28-vjeçari të cilit iu dëmtua syri gjatë protestës ditën e shtunë. Cami thekson se i riu është nisur drejt Romës ku do të marrë trajtim më të specializuar dhe do ti nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Gjendja e tij, duhet të jemi pak të kujdesshëm kur themi e rëndë. Nuk bëhet fjalë për gjendje të rëndë shëndetësore. Pra nuk ka rrezik për jetën, por ka rrezik për syrin, për shikimin e tij. Pikërisht për të mos rrezikuar 100% humbjen e shikimit dhe për të mundësuar trajtimin e tij, ai pritet të niset në këto momente drejt Romës në një spital të specializuar ku do t do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë.
Pas ndërhyrjes së parë që është bërë në orët e vona të mbrëmjes në shërbimin e traumës për ndalimin e hemorragjisë, ai do t’i nënshtrohet në një spital në Romë edhe ndërhyrjes për heqjen e trupit të huaj që është në syrin e tij.
Dyshimet janë për një plumb gome, por do të presim edhe mjekët italianë pasi të kenë bërë heqjen e trupit të huaj dhe me shpresën që gjithçka do të shkojë mirë për të mos rrezikuar shikimin dhe për të mos e dëmtuar atë. Por është ende shpejtë, as mjekët në Shqipëri nuk mund të japin sot që flasim në këtë moment një përcaktim të saktë nëse kemi apo jo humbje të shikimit të të riut.
Do të jetë vetëm pas ndërhyrjes dhe disa ditë pas saj, ajo që do të na vërtetojë dhe do të na japë informacionin më të saktë se si do të jetë në të vërtetë gjendja reale e syrit sa i takon pjesës së shikimit për 28-vjeçarin. Ai siç e thashë është tashmë në ambientet e aeroportit të Rinasit dhe pritet të niset drejt Italisë dhe ne urojmë dhe shpresojmë që nga atje të marrim lajmin më të mirë të mundshëm që gjithçka do të shkojë mirë për të riun”, tha gazetarja ndër të tjera.
Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren
Zjarr në një banesë në Bajzë të Malësisë së Madhe, përfundon në spital 57-vjeçari! Detajet e para
Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00
- 14:40 Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren
- 14:23 Zjarr në një banesë në Bajzë të Malësisë së Madhe, përfundon në spital 57-vjeçari! Detajet e para
- 14:18 Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump
- 14:06 Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris
- 13:59 La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë
- 13:43 Çfarë presin serbët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?