Lajmi i fundit

Dita e 13-të e revoltës studentore në Tiranë

Kërcënimet e Ramës nuk e trembin rininë/ Të rinjtë: Sa më shumë diktatori kërcënon, aq më shumë na shton zellin për ta larguar

14:51, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur grumbullimi studentëve dhe të rinjve para ministrisë së Arsimit, në ditën e 13-të të Revoltës Studentore. Kërcënimet dhe shantazhet e Edi Ramës kanë shkaktuar efekt të kundërt tek rinia, të cilët shprehen të vendosur në revoltën e tyre dëri në largimin e tij nga pushteti.

“Unë nuk besoj se ka fjalë, fjalor apo enciklopedi që të përshkruajë përballjen tonë me këtë dictator. Duhet të dalin të gjithë këtu që ky të largohet sa më parë. Gjendja është shumë, shumë e rëndë. Unë nuk besoj se ka diçka që mund t’ia trondisë vetëdijën kësaj policie që tani janë mercenarë të këtij, po është për t’u shqetesuar që edhe 83 deputetë i janë nënshtruar këtij diktatori. Sa më shumë diktatori artikulon dhunë dhe kërcënon, aq më shumë ua shton zellin këtyrë të rinjve për ta larguar. Diktatori ia ka pamundësuar vetë që ne të largohemi nga këtu.”,- u shpreh një i ri për Syri Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco