Ka nisur protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhir para ministrisë, duke iu bashkuar protestës që vijon prej gati dy javësh në kryeqytet. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një numër të konsiderueshëm protestuesish, ndërsa grumbullimit po i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Protesta e sotme zhvillohet pas përplasjeve të ditëve të fundit mes demonstruesve dhe forcave të policisë, ku disa protestues mbetën të plagosur. Në qendër të revoltës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tensionet janë shtuar edhe pas paralajmërimit të qeverisë për një paketë të re ligjore që parashikon gjoba dhe masa më të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme, një nismë që ka nxitur reagime dhe debate.a.b





