Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.
Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në drejtim të godinës, por pa incidente të tjera të rënda.
Më pas, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku u vendosën përpara godinës së qeverisë.
Në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog, ata u vunë flakën karrigeve të vendosura më herët për këtë qëllim.
