Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës ka lënë pas një tjetër mesazh të fortë në rrugët e kryeqytetit. Në asfaltin e Rrugës së Durrësit, protestuesit kanë shkruar fjalët “Vrasës me pagesë”, duke shprehur zemërimin ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë tubimeve të fundit.
Mbishkrimi vjen në ditën e 13-të të revoltës së të rinjve, në një klimë të tensionuar nga përplasjet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës kundër protestuesve.
Përmes këtij mesazhi, të rinjtë artikulojnë revoltën e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë dhunë policore, ndërsa vijojnë qëndresën kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net
Pjesëmarrje masive/ Nuk s’mbrapsen studentët nga kërcënimet e Ramës – Djegin karriget e dialogut
Pse SPAK dhe Arens Çela, po vetëofrohen si bashkëpunëtorë në krim me Organizatën Kriminale?
Motra e Erjonit demaskon propagandën e shëmtuar të trolleve të Ramës për kurimin: Janë të gjitha mashtrime…nuk e ka dërguar shteti, por familja