Erjon Vishkulli protestuesi që mori një plumb gome në sy një ditë më parë në protestën para Kryeministrisë, u dëreguar sot në Itali për ndërhyrje të specializuar. Kryeministri Rama sot në mëngjes tha para qytetarëve në një komunikim të tij, se është marrë personalisht me këtë çështje dhe ka bvërë të mundur dërgimin e Vishkullit në Itali në një spital të mirë për ndërhyrje pas lëndimit të marrë nga policia gjatë protestës studentore.
Pjesë nga publikimi i kryeministrit Rama: Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur. Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!
Por ka qenë familja e Vishkullit që ka përgënjeshtruar këtë lajm. Në një reagim në rrjetet sociale, motra e Erjonit shprehet se Rama ka mashtruar për propagandë. Dërgimi në Itali është kryer nga familja dhe jo nga shteti thotë ajo. Ajo i kërkon dhe mediave të mos e shpërndajnë më këtë lajm.
Reagimi nga familja e Erjon Vishkullit, motra e tij: Ju falenderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shendetin e vellait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike. Falenderojmë personat qe morën iniciativën për një nderhyrje me te specializuar ne Itali. Dhe i bej thirrje portaleve, mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda te Rames X per te dale protagonist i ngjarjes vete dhe per ta kthyer ceshtjen ne politike duke deklaruar që ja dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve. STOP FAKE NEWS X, E kanë cuar famija, miqtë dhe mbeshtetesit e familjes tone dhe JO SHTETI. Shperdani lajme te sakta. Të duam pa fund ERJON Kthehu ne shtepi shendosh e mirë duke buzëqeshur tja gëzojmë zemrën mamit dhe babit.




