Vendosni fjalën kyçe....

Meloni “plan” për dorëheqje në mars mes protestave në vend


Kryeministrja e Italisë Meloni ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes mes protestave disaditore në vend.

Edhe pse zyrtarisht ajo e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, në prapaskenë ajo u ka pohuar aleatëve se mund të largohet e ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme shkruan La Repubblica.

Ideja që ajo u ka pohuar aleatëve, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi është që, në marsin e ardhshëm, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë, të paraqitet te presidenti i Republikës për të hapur rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo vjen në kohën e një krize politike që ka ‘mbërthyer’ Italinë, me protesta të dhunshme që po zhvillohen në disa qytete.