Situatë e qetë para Kryeministrisë, protestuesi u shpërndan lule efektivëve të policisë (VIDEO)

25 Tetor 2026 | 16:30

Situata para godinës së Kryeministrisë është qetësuar ndjeshëm pas momenteve të tensionit dhe marshimit nga Ministria e Arsimit.

Zjarri që u vu “karrigeve të dialogut” është shuar, ndërsa këtë të diele ndryshe nga një ditë më para nuk ka patur përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në një gjest simbolik, një prej protestuesve është parë duke u shpërndarë lule efektivëve të policisë të rreshtuar para Kryeministrisë. Forcat e sigurisë vijojnë të qëndrojnë në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit në mbështetje të 28-vjeçarit të lënduar në sy

Të mbledhur para Kryeministrisë, protestuesit kanë ngritur zërin në mbështetje të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës të së...
16:21 | 25/10/2026

Shqipëria mirëpret seancën e 17-të plenare të ARLEM, në fokus forcimi i bashkëpunimit Euro-Mesdhetar dhe roli i pushtetit vendor

Shqipëria mirëpret Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), ku synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale të vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve...
16:12 | 25/10/2026

Incidente mes protestuesve, një person i shtrirë në tokë para Kryeministrisë (VIDEO)

Një incident mes protestuesve është regjistruar para ambienteve të Kryeministrisë. Në një situatë ende të paqartë, protestuesit kanë kërkuar që personi i shtrirë në tokë...
15:59 | 25/10/2026