FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Kuqezinjtë e vegjël fitojnë pastër edhe në sfidën e dytë

25 Tetor 2026
16:29
Telesport
back button

Kombëtarja shqiptare U-15 ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultatin 4-1 ndaj Mauritanisë, duke vijuar me paraqitje pozitive në këtë turne ndërkombëtar.

Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me Matias Mehmetin. Në minutën e 6-të, Romeo Hazizaj shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, ndërsa në minutën e 15-të Santiago Perkola thelloi avantazhin në 3-0.

Mauritania reagoi një minutë më vonë, me Amar Ramdhane që ngushtoi diferencën në 3-1. Megjithatë, Shqipëria vijoi të kërkonte golin dhe në minutën e 34-t Shofiti realizoi, duke vulosur fitoren 4-1 të skuadrës kuqezi.

Pas suksesit 6-2 ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos në ndeshjen e parë, Shqipëria U-15 regjistron kështu dy fitore në po aq takime në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë po sot për ndeshjen e radhës ndaj Ruandës, në orën 18:15, në vijim të aventurës së tyre në këtë aktivitet të organizuar nga FIFA.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:

Shqipëri 6-2 Ishujt Turks dhe Kaikos

Shqipëri 4-1 Mauritani

Shqipëri – Ruandë, 25 tetor, ora 18:15

Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15

Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit