Situata para Kryeministrisë është tensionuar, ku protestuesit kanë thyer “karriget e dialogut” dhe më pas u kanë vënë flakën.

Ngjarja vjen pas marshimit të protestuesve nga godina e Ministrisë së Arsimit drejt Kryeministrisë, ku më herët situata u përshkallëzua me hedhjen e gurëve në drejtim të godinës së ministrisë dhe thirrjet “Ju erdhi fundi”.


Protesta nisi rreth orës 14:00, ndërsa pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët vijuan tubimin dhe marshimin drejt godinës së qeverisë.