Disa protestues kanë zgjedhur që në protestën e sotme të veshin bluza me mbishkrimin ‘Të gjithë jemi Erion’, në shenjë solidarizimi për të riun që u plagos dje në protestë.
Erion Vishkulli dyshohet se në mes të kaosit mori një plumb gome në sy. Pas një ndërhyrje kirgjukale te Trauma, ai u nis sot për mjekim të specializuar në Itali.

