E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

25 Tetor 2026 | 17:16

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, pasi motra e 28-vjeçarit të plagosur në sy gjatë protestës ka kundërshtuar deklaratat e tij për mbulimin e shpenzimeve mjekësore nga shteti. Në reagimin e tij, Rama këmbëngul se ndërhyrja për trajtimin e të riut në Itali është mundësuar me financim shtetëror, duke deklaruar se iniciativën për këtë shërbim e ka marrë personalisht.

Statusi i Kryeministrit Edi Rama

Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.

Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.

Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.

Të shkuara edhe njëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit thyejnë ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, iu vendosin flakën

Protesta e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Pasi kanë mbërritur në shesh,...
15:47 | 25/10/2026

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Pas hedhjes së gurëve në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe thirrjeve “Ju erdhi fundi”, grupe të rinjsh dhe protestuesish kanë nisur marshimin...
15:27 | 25/10/2026

Protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, thirrje: Ju erdhi fundi (VIDEO)

Situata para Ministrisë së Arsimit ka nisur të tensionohet, ndërsa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës së institucionit. Tubimi, i cili...
15:22 | 25/10/2026