Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë
25 Tetor 2026 |
17:13
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një postimi në Instastory, ku njofton se ndodhet në spitalin “San Carlo” të Romës dhe se do të kryejë një nga operacionet që ai i cilëson si të rralla.
“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e rralla. Zoti baftë Mrekulli”, shkruan ai, duke e shoqëruar mesazhin me simbole lutjeje dhe flamurin shqiptar.
Vishkulli u dëmtua në sy gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Rasti i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa protestuesit kanë shprehur solidaritet me të.
Lajme të Sugjeruara
Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)
Protesta e kësaj të diele para Kryeministrisë ka sjellë një tjetër moment simbolik solidariteti. Protestuesit kanë shpërndarë leukoplaste për syrin në shenjë mbështetjeje dhe sensibilizimi...
Situatë e qetë para Kryeministrisë, protestuesi u shpërndan lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Situata para godinës së Kryeministrisë është qetësuar ndjeshëm pas momenteve të tensionit dhe marshimit nga Ministria e Arsimit. Zjarri që u vu “karrigeve të dialogut”...
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit në mbështetje të 28-vjeçarit të lënduar në sy
Të mbledhur para Kryeministrisë, protestuesit kanë ngritur zërin në mbështetje të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës të së...
- 17:16 Manchester United pëson humbje në shtëpi, Bournemouth triumfon 3-0! Rritet presioni mbi Carrick
- 17:16 E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama
- 17:11 Zbulohen email-et e fshehta të AfD: Dikur kërkonte përjashtimin e Björn Höcke, sot e mbështet për ministër
- 16:59 Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)
- 16:53 Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona
- 16:46 Zgjedhjet në Serbi! Gjendet një fuoristradë e mbushur me shkopinj bejsbolli para zyrave të SNS-së, përplasje mes qytetarëve