Në ditën e 13-të të revoltës studentore, protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti. Para Kryeministrisë, një prej protestuesve lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin në shesh dhe të mos qëndrojnë indiferentë përballë asaj që e cilësoi si dhunë shtetërore ndaj protestuesve.
Protestuesi kërkoi hetimin e efektivëve të policisë të akuzuar për dhunë, përgjegjësi nga drejtuesit e institucioneve dhe zbatimin e ligjit pa përjashtim. Ai kritikoi edhe SPAK-un dhe ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre, ndërsa paralajmëroi se mungesa e drejtësisë mund ta përshkallëzojë situatën. “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, duhet të japë llogari” dhe “Shqipëria është e shqiptarëve”, deklaroi ai para Kryeministrisë.
Protestuesi: Të mobilizohen dhe të protestojnë, të vijnë këtu te sheshi, mos të rrinë nga shtëpia sepse nuk bën asnjë punë në shtëpi. E para. E dyta, në qoftë se simbolika përsa i përket mbylljes së një syri si pasojë e plagëve të marra nga persona të paidentifikuar të policisë së shtetit që qëllojnë qytetarët dhe thyejnë çdo lloj protokolli dhe nuk dënohen, atëherë këtu është një problem shumë i rëndë. Çfarë prisni ju politikanë që jeni aty dhe ju të Partisë Socialiste që votoni ligjet dhe ne nuk dimë fare se çfarë ligjesh janë. Çfarë prisni? Që ne nesër të vijmë me arkivol këtu? Në qoftë se ju qëlloni qytetarët që protestojnë, dhe është e drejtë legjitime me Kushtetutë. Në qoftë se ju vidhni pafund, ne jemi të vjedhurit që po ju kërkojmë juve llogari, pse na keni vjedhur dhe ku është Kushtetuta dhe ku është ligji, pasi besojmë akoma te ligji, sepse ndryshe do kishte anarki, dhe anarkia nuk i intereson asnjë biznesmeni, as atyre që sponsorizojnë zotin e largqoftit. Tani, përsa i përket pjesës së Kushtetutës, ne duam që ligji të zbatohet dhe SPAK-u, Klodian Braho i pari, ose të japë dorëheqjen dhe të vijë dikush tjetër të bëjë punën, ose mos t'i marri ato 10 mijë euro dhe ta bëjë dosje, dosje mbi dosje, dosje mbi dosje derisa nuk dihet fare se çfarë pune po bën. Drejtësia duhet vendosur në vend! Ne besojmë te Gjykata Kushtetuese! Ka gjykatës të ndershëm në Shqipëri, ka prokurorë të ndershëm në Shqipëri, të nisin hetimet për të gjithë punonjësit e policisë që kanë dhunuar popullin në mënyrën më barbare, duke filluar nga efektivët e Shqiponjave. Të gjithë drejtuesit e efektivëve të Shqiponjave, që kanë marrë nga 2500 euro, që kanë qenë më të dhunshmit, duhet të japin llogari para ligjit. Sepse në qoftë se ligji nuk do zbatohet, kjo do bëhet një kasaphanë dhe do e zgjidhim personalisht! Pse? Sepse ligji duhet të flasi. Por në qoftë se është motra ime, vëllai im, nëna ime, ose mund të isha edhe unë, mund të ishe edhe ti si gazetare, që goditesh në sy, atëherë, ajo humbja e syrit, shteti ku është? Shteti sulmon qytetarin dhe shteti kërkon që të bëjë bisedim, si mundesh ti të gjakosësh qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe të kërkosh bisedim dhe të kërkosh dialog. Vetëm një psikopat mund ta kërkojë këtë gjë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, duhet të japë llogari, dhe duhet të kthejë mbrapsht gjithë paratë që i ka vjedhur popullit shqiptar ndër vite, që nga 2008 që ka qenë kryetar bashkie, që merrte 20 përqindëshat dhe e di gjithë populli shqiptar këtë gjë. Edhe ndërkombëtarët duhet të sensibilizohen me ne, sepse të gjitha ambasadat po rrinë dhe po heshtin me gojën mbyllur. Çfarë presin? Luftë civile? Doni luftë civile? Përse nuk po veproni? Ne duam të drejtën, ne duam të zbatohet ligji dhe ne duam të ecim me kokën lart me dinjitet! Dhe jo me kapuça si këta banditat që dalin rrugëve dhe dalin natën me makina me nga 15-16 gjoba. Po këta policat civilë që dalin me makina me xhama të zinj pa numër matrikullimi, kush janë? Kush janë? A kemi të drejtë ne të mbrohemi ndaj këtyre sepse kanë rrëmbyer persona! Ervin Demo, Ministri i Brendshëm duhet të japë llogari i pari dhe e ftoj këtu Ministrin e Brendshëm të vijë mes sheshit. Dhe i dyti le të vijë edhe Skënder Hita. I dyti të vijë Skënder Hita dhe të japë llogari përsa i përket dhunës që policia ka ushtruar ndaj qytetarëve që po protestojnë. Sepse një gur sot, një plumb nesër... po pasnesër çfarë pret ti zoti Hita, çfarë pret pasnesër ti të ndodhi? Mund të jesh te zyra jote duke pirë uiski ose duke ndenjt me Edi Ramën, po ne jemi këtu në shesh dhe ne nuk dorëzohemi. Shqipëria është e shqiptarëve!
© SYRI.net
Policia e qëlloi me plumb në sy, i riu Erion Vishkulli mbërrin në Romë, futet në operacion sërish
VIDEO/ Protestuesi: Nuk vendosim maska për t’u fshehur, por për t’u mbrojtur nga gazi dhe plumbat tuaj
Tifozi Kuq e Zi me bluzën e Erjon Vishkullit: Policia po ushtron dhunë, nuk japim fare hapsirë për dialog, nuk ikim nga ky shesh pa…