Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 13-të e revoltës studentore në Tiranë, të rinjtë protestues dalin masivisht para Kryeministrisë

Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi/ Deri në orën 17:00 votojnë mbi 1 milion më shumë se në 2023-shin

Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi/ Deri në orën 17:00 votojnë mbi 1 milion më shumë se në 2023-shin

17:36, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka arritur në 60,9% deri në orën 17:00, sipas vlerësimit të IPSOS dhe Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), të publikuar në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, deri në të njëjtën orë kishin votuar 47,2% e zgjedhësve, çka tregon një pjesëmarrje më të lartë në procesin e këtij viti.

Qendrat e votimit në Serbi janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Në Serbinë Perëndimore, pjesëmarrja deri në orën 16:00 varionte nga 46% në 73%, sipas të dhënave të komisioneve zgjedhore lokale. Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Kosjeriq, ku kishin votuar 73% e zgjedhësve.

Në Pozhega pjesëmarrja arriti në 68%, ndërsa në Uzhice në 68,16%. Në Bajina Bashta kishin votuar 67,17% e zgjedhësve, në Luchanë 63,9% dhe në Arilje 62%.

Edhe në Novi Sad pjesëmarrja ishte e lartë. Sipas anëtarit të Komisionit Zgjedhor të qytetit, Siniša Ljubičić, deri në orën 16:00 kishin votuar 60,55% e zgjedhësve në një kampion prej 20 qendrash votimi. Në këto qendra votuan gjithsej 18.408 qytetarë të regjistruar në listat zgjedhore.

Ljubičić bëri të ditur se komisioni kishte marrë informacione për disa parregullsi të mundshme gjatë votimit, por theksoi se ato nuk mund të konfirmoheshin pa marrë procesverbalet dhe ankesat zyrtare nga komisionet e qendrave të votimit.

Gjatë ditës janë regjistruar edhe ndërprerje të shkurtra të votimit në disa qendra për arsye teknike, përfshirë mungesën e baterive për ndriçimin. Sipas komisionit, votimi rifilloi pas këtyre ndërprerjeve dhe incidentet nuk patën ndikim të konsiderueshëm në proces.

Ndërkohë, komisionet zgjedhore kanë nisur edhe vizitat te qytetarët që kanë kërkuar të votojnë jashtë qendrave të votimit, por numri përfundimtar i tyre nuk ishte bërë ende i ditur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco