Erjon Vishkulli, i riu që u lëndua në sy në protestën e djeshme, ka mbërritur në spitalin ‘Sancarlo’ në Romë. Ai e ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale ku bën me dije se do të vijojë ndërhyrjen e radhës.
“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës “Sancarlo” ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti baft mrekulli! Shqipëria e shqiptarëve”, shkruan Vishkuli.

