Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin e të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet që po zhvillohen në Serbi. Kurti thekson se ata ende nuk kanë votuar teksa u bëri thirrje të shfrytëzojnë kohën e mbetur.
Ai shton se çdo votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen e shqiptaravë të Luginës. Kurti ndër të tjera ka bërë thirrje që ata të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”.
“Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj.
Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit.
Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje. Ju falemnderit”, u shpreh Kurti.
Zbulohen email-et e fshehta të AfD: Dikur kërkonte përjashtimin e Björn Höcke, sot e mbështet për ministër
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona
Zgjedhjet në Serbi! Gjendet një fuoristradë e mbushur me shkopinj bejsbolli para zyrave të SNS-së, përplasje mes qytetarëve
- 17:42 Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën
- 17:25 Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit
- 17:16 Manchester United pëson humbje në shtëpi, Bournemouth triumfon 3-0! Rritet presioni mbi Carrick
- 17:16 E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama
- 17:13 Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë
- 17:11 Zbulohen email-et e fshehta të AfD: Dikur kërkonte përjashtimin e Björn Höcke, sot e mbështet për ministër