Zgjedhjet në Serbi! Autoblinda të xhandarmërisë në qendër të Beogradit, gadishmëri ndaj demostratave

25 Tetor 2026 | 17:55

Disa automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për menaxhimin e trazirave dhe shpërndarjen e protestuesve, janë parë të dielën në qendër të Beogradit, në një ditë kur në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas medias serbe N1, automjetet janë filmuar në kryqëzimin e rrugëve Kneza Miloša dhe Kralja Milana, pranë sheshit London, teksa lëviznin në drejtim të Terazijes. Ato janë lejuar të kalojnë përmes një bllokade policore që kishte ndërprerë qarkullimin në rrugën Kneza Miloša.

Ndërkohë, lexues të N1 kanë raportuar se më herët gjatë ditës kanë parë një kolonë me rreth 20 automjete të xhandarmërisë, që po udhëtonin drejt Beogradit në autostradën Beograd–Nish.

Automjete të ngjashme janë përdorur edhe gjatë protestave në Novi Sad, në verën e vitit 2025. Në atë kohë, efektivët e xhandarmërisë i përdorën ato për të larguar demonstruesit nga bulevardet dhe rrugët e gjera të qytetit.

Prania e automjeteve të specializuara për ndërhyrje në trazira është regjistruar në një ditë të rëndësishme politike për Serbinë, ku po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Procesi zgjedhor, sipas raportimeve të deritanishme, po shoqërohet me pjesëmarrje të lartë të votuesve, por edhe me raportime për incidente dhe parregullsi të shumta në qendrat e votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe...
17:51 | 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi! Rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi ka shënuar rritje gjatë ditës, me 57.66% të votuesve që kanë votuar deri në orën 16:00, sipas të dhënave të...
16:28 | 25/10/2026

Çfarë presin serbët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

Banorët serbë të veriut të Kosovës nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që po mbahen të dielën, më 25 tetor, thanë se presin një...
13:40 | 25/10/2026