Edi Rama ka reaguar sërish për nisjen e protestuesit Erjon Vishkulli drejt Italisë, për një mjekim më të specializuar, pasi u godit nga policia me plumb gome në sy gjatë protestës së djeshme.
Me anë të një postimi në “X” ai i është përgjigjur motrës së Erjonit, e cila akuzoi se deklarata e Ramës ishte e rreme dhe se në Itali ka shuar me ndihmën e familjarëve dhe miqve.
Edhe pse policia e tij e goditi me plumb gome në sy duke i rrezikuar seriozisht shëndetin, Rama kërkon të marrë protagonizëm duke thënë se ishte ai i cili e nisi Vishkullin për mjekim drejt Italisë.
“Iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit”,- shkruan Rama ndër të tjera.












