Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur si Rinesancë, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të artistes 25-vjeçare, duke ndarë në Instagram një mesazh prekës për humbjen e saj.
Ajo e përshkroi Rinesën si forcën dhe universin e saj, duke shprehur dhimbjen që nuk iu dha më shumë kohë së bashku. Partnerja kujtoi se artistja luftoi deri në fund dhe se dashuria e saj do ta ndryshojë përgjithmonë.
“Bearie jem, Forca ime. Universi im. Ylli im. Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një dashuri dhe një humbje të tillë. Më vjen kaq shumë, kaq shumë keq që nuk të ishte dhënë më shumë kohë. Zemra ime është copëtuar plotësisht dhe sa më shumë që qëndroj me këtë realitet, aq më pak i vërtetë më duket gjithçka. Luftove si e forta që je deri në fund dhe për mua ishte nderi më i madh të të doja, të të përjetoja dhe të isha pranë teje. Të të dua më ka ndryshuar dhe transformuar përgjithmonë për mirë. Dhe sa me fat kam qenë që jam dashur nga ty! Ah, Rina ime e bukur, të kam dashur që ditën kur u takuam dhe do të të dua deri ditën kur të vdes. Uroj që shpirti yt të gjejë paqe. Do të shihemi përsëri”, shkruan ajo.