Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos ditën e djeshme me plumb gome në sy ka reaguar pasi u nis për në Spitalin e Romës.
Në një status në Facebook, Vishkulli bën me dije se sapo ka mbërritur në spital dhe po pret t’i nënshtrohet operacionit teksa në fund shton, “Zoti baft mrekulli”.
Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës “Sancarlo” ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti baft mrekulli!
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE!