Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët
Situata te Kryesia e Kuvendit dhe para Kryeministrisë ka agravuar në përplasje të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur sërish gurë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit.
Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës. Edhe pse protestuesit janë shpërndarë përkohësisht pas ndërhyrjes, një pjesë e tyre janë rikthyer më pas në zonë, duke vazhduar hedhjen e gurëve dhe mjeteve piroteknike drejt efektivëve. Disa persona janë shoqëruar por ende nuk dihet një numër i saktë.
Tensione janë shënuar gjithashtu mes gazetarëve dhe forcave të policisë. Mediat janë kërkuar të spostohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa gazetarët kanë kërkuar shpjegime për këtë urdhër, pa mundur të marrin një përgjigje zyrtare nga autoritetet.
Zona vijon të mbetet nën një tension të lartë dhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë.
Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit
Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë
Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)
- 18:05 Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin
- 17:55 Zgjedhjet në Serbi! Autoblinda të xhandarmërisë në qendër të Beogradit, gadishmëri ndaj demostratave
- 17:51 Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”
- 17:42 Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën
- 17:25 Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit
- 17:16 Manchester United pëson humbje në shtëpi, Bournemouth triumfon 3-0! Rritet presioni mbi Carrick