Tensionet janë rikthyer mbrëmjen e sotme në protestën para Kryeministrisë, ku një grup të rinjsh kanë sulmuar filialin e një banke pranë Kullave Binjake, duke thyer xhamat e saj.
Incidenti është regjistruar gjatë përshkallëzimit të situatës, ndërsa protestuesit vijonin të qëndronin në zonën pranë godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.












