Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 13-të e revoltës studentore, policia sulmon me gaz lotësjellës, ujë dhe plumba gome

Aksident i rëndë pranë Barcelonës, 40 të plagosur nga përplasja e autobusit me një makinë

Aksident i rëndë pranë Barcelonës, 40 të plagosur nga përplasja e autobusit me një makinë

19:14, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë mes një autobusi dhe një makine, i ndodhur pasditen e sotme në Fogars de Montclús, pranë Barcelonës, në rajonin e Katalunjës në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, 20 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Pas përplasjes, autobusi doli nga rruga dhe u rrëzua përgjatë një skarpate për rreth 20 metra, duke shkaktuar një situatë të rëndë që kërkoi ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit, mes tyre 24 efektivë të zjarrfikësve të ‘Generalitat’-it, administrata e Katalunjës.

Personat me plagë të lehta janë evakuuar tashmë, ndërsa operacionet e ndihmës dhe të ndërhyrjes vijojnë në zonën e aksidentit.

Sipas gazetës spanjolle ‘La Vanguardia’, është ngritur edhe një komitet sigurie për të koordinuar operacionet e shpëtimit dhe ndërhyrjen e shërbimeve përkatëse.

Deri në raportimet e fundit, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera mbi shkaqet e aksidentit apo identitetin e të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco