Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 13-të e revoltës studentore, policia sulmon me gaz lotësjellës, ujë dhe plumba gome

Kreshnik Myftari shpërthen ndaj Ramës: Para se të gjobisësh protestuesit, bëj kusarët e pushtetit të paguajnë dëmet ndaj shtetit!

Kreshnik Myftari shpërthen ndaj Ramës: Para se të gjobisësh protestuesit, bëj kusarët e pushtetit të paguajnë dëmet ndaj shtetit!

18:47, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu i juridikut, Kreshnik Myftari, kundërshton përpjekjet për të ndëshkuar protestuesit përmes akteve normative dhe jo dispozitave ligjore ekzistuese, duke vënë në pikëpyetje bazën juridike të këtyre nismave.

Në reagimin e tij në Facebook, Myftari ngre një çështje thelbësore: përpara se protestuesve t’u kërkohet të paguajnë për dëmet e shkaktuara gjatë protestave, a kanë mbajtur përgjegjësi financiare zyrtarët që kanë shpërdoruar fondet publike, kanë abuzuar me tenderat apo kanë vjedhur pasurinë e shtetit?

Ai paralajmëron se këto përpjekje do të marrin përgjigjen e tyre në gjykatë.

Reagimi i pedagogut:

Përpjekja dëshpëruese për të zëvendësuar Kodin Penal me akte normative tregon se sa e kanë lexuar dhe e kanë kuptuar ligjin tycat juridikë me detyrë këshilltari ose drejtori dhe paga mbi një milion lekë.

Çdo propozim ka parashikim aktualisht në dispozita të ligjit material penal dhe atij civil, thjesht tyçat juridikë nuk e dinë se nuk e lexojnë ligjin.

Gjithsesi gjykata ia jep përgjigjen për të gjitha çmenduritë dhe paaftësitë juridike që nesër.

Për sa i përket dëmeve nga veprat do të bëja një pyetje: A i kanë paguar dëmet ndaj shtetit të gjithë zyrtarët e mesëm dhe të lartë që kanë shpërdoruar fonde, financa, tendera, edhe detyrën ose akoma më tej ato që kanë vjedhur ne mënyrë të rëndomtë çdo gje qe i ka dalë pëpara?

A ka ngritur ndonjë institucion padi civile në proces penal për këta funksionare ose padi civile për shpërblim dëmi në gjykatë civile?

Kur të paguajë kjo kategori kusarësh për veprat që përmenda do te ishte e drejte të paguanin dhe protestuesit kunder pushtetit, secili pllakën që ka thyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco