Tensionet gjatë protestës, 2 protestues dhe dy policë në spital! Si paraqitet gjendja e tyre
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me 4 personat e plagosur këtë të diele në protestë. Mësohet se deri në orën 19:00 në spitalin e Traumës janë paraqitur 3 të lënduar.
Më tej bëhet me dije se një protestues është shtruar teksa dy personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë dalë nga spitali. Ndërkohë në spitalin “Nënë Tereza” një efektiv policie po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë:
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 25 tetor 2026 ora 19:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.
Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur:
-1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
Protestuesit i marrin spry-in me piper dhe mburojën policisë
Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët
Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit
- 19:08 Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim
- 18:49 Protestuesit i marrin spry-in me piper dhe mburojën policisë
- 18:46 Shkon në 61% pjesëmarrja në votime ne Serbi, studentët rrezikojnë Vuçiçin
- 18:24 Ambasadori i BE-së në Serbi: Shqetësim për incidentet e dhunshme në qendrat e votimit
- 18:09 Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët
- 18:05 Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin